Victoria Beckham mbush 39 vjeç

19/04/2013 20:05

Victoria Beckham e ka shumë për zemër privatësinë, por të premten ajo i tregoi fansave një pjesë të jetës së saj personale kur në Twitter postoi një foto duke fryrë qirinjtë në tortën e ditëlindjes.

Bashkëshortja e David Beckham mbushi 39-vjeç dy ditë më parë, por vetëm të premten e hodhi në rrjet fotografinë dhe falenderoi fansat për urimet e shumta.

Vic shkroi në rrjetin social: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet e këndshme. Ia kalova shumë mirë.”

Top Channel