Stili i veçantë i Vanessa Hudgens

19/04/2013 10:20

Një prej aktoreve me ngjitjen më të shpejtë në shkallët e famës, Vanessa Hudgens, u rikthye në qendër të vëmendjes nëpërmjet stilit të saj befasues të veshjes.

24-vjeçarja, e veshur në mënyrë sportive me një fustan të lirshëm me ngjyra dhe çizme të zeza mbi gjunj, dukej sikur ishte përgatitur të merrte pjesë në ndonjë festival të muzikës rock.

Megjithatë, e reja kishte zgjedhur këtë stil për të shkuar në një vend krejt tjetër, në një restorant ku drekoi me të dashurin e saj, Austin Butler, ditën e enjte.

Ndërkohë, kjo shfaqje në publik, i shërbeu Vanessës për të treguar edhe një herë më shumë format e saj të shkëlqyera fizike, të arritura me shumë mund, pas orësh stërvitje në palestër.

Top Channel