Pato, 20 mijë euro në muaj ish-bashkëshortes

19/04/2013 12:40

Ish-futbollisti i Milanit, Alexandre Pato, do të jetë i detyruar që t’i paguajë 20 mijë euro në muaj ish-bashkëshortes së tij, si dëmshpërblim për divorcin e formalizuar mes tyre.

Stephany Brito do të përfitojë një shumë të tillë për 18 muajt e ardhshëm, deri sa totali i dëmshpërblimit të arrijë 360 mijë euro.

Martesa e saj me Paton përfundoi pasi sulmuesi u përfshi në një raport emocional me vajzën e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconit, Barbara Berlusconi.

Alexandre, aktualisht futbollist i Corinthias, kishte ofruar që të paguante vetëm dy mijë euro në muaj, për bashkëshorten e tij të shtatë muajve, modelen Brito.

Top Channel