Akademiku i shquar shqiptar nga Kosova, Prof. Dr. Rexhep Qosja, është nderuar nga qarku i Gjirokastrës me titullin “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës” në një ceremoni të organizuar nga shoqata kulturore-atdhetare “Labëria”, të mbajtur në mjediset e Universitetit të Arteve në Tiranë.

“Kjo është një ditë e paharruar në ditën time. Jam nderuar dhe vlerësuar dhe kjo do të thotë shumë për mua. Janë të shumta dhe të ndryshme bëmat e Labërisë në historinë e popullit shqiptar”, deklaroi Qosja.

Profesori i nderuar, i cilësuar si një nga mendimtarët dhe intelektualët më të mirë të shqiptarisë, ndodhet aktualisht në kryeqytet pas një mungese të gjatë, në kuadër të zhvillimit të një sërë aktivitetesh, ku ndër të tjera ka promovuar librin e tij të fundit “Shqipëria dhe Kosova, si janë dhe si do të duhej të jenë” .

Libri përmban shkrime e ese, të cilat analizojnë dhe kritikojnë politikat e qeverive në të dyja anët e kufirit gjatë këtyre 20 viteve.  

Top Channel