Humpries-Kardashian në prag të divorcit

19/04/2013 10:50

Basketbollisti i NBA-së, Kris Humpries mund të jetë i detyruar të pranojë brenda 24 orëve të ardhshme divorcin me Kim Kardashian, informoi të premten revista rozë “TMZ”.

Ish-bashkëshortët do të paraqiten ditën e shtunë në gjykatë, në të cilën do të dëgjohen pretendimet e secilit, por duket se Kris mund t’i imponohet një divorc, në vend të anullimit të martesës që ai dëshironte të fitonte nga gjykata.

Për shkak të një kontrate paramartesore që përcakton se në rast ndarje nuk do të kishte kompensim financiar për asnjërën palë, gjyqi nuk do të ketë ndërlikime financiare për palët, por Humpries mund të jetë i detyruar të paguajë deri një milionë dollarë dëmshpërblim për prishjen e martesës, si i pari që bëri kërkesën për divorc, nëse do të humbë.


Kohera me te lumtura, Humpries-Kardashian ne momentin e lidhjes ne martesen e tyre te shkurter

Martesa Humpries-Kardashian zgjati vetëm dy muaj dhe hyri në histori si një prej më të shkurtërave ndonjëherë midis njerëzve të famshëm.

Ndërkohë, asnjëherë nuk ka qenë e qartë se cila ishte arsyeja e vërtetë e ndarjes, për të cilën është përfolur tradhëtia e Kim, mospërshtatja midis tyre apo mungesa e dëshirës për t’iu përkushtuar kësaj martese prej 31-vjeçares, që sipas një burimi të “TMZ”, që në ditët e para pas ceremonisë, i kërkoi basketbollistit që të mos shpërngulej e të jetonte me të.


Kardashian, aktualisht ne pritje te nje femije nga reperi West

Aktualisht, Kardashian është e lidhur me reperin Kanye West, me të cilin është në pritje të një fëmije.

Top Channel