Elhaida Dani triumfon sërish

18/04/2013 23:00

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka superuar me sukses një tjetër betejë në programin “The Voice of Italy”, ku ajo po merr pjesë, duke kaluar kështu në fazën e performimeve “Live”.

Dani ka fituar, atë që organizatorët e programit e kanë quajtur si sfidë ndërkombëtare, mes saj dhe këngëtares italo-amerikane, Franceska Belenis.

Konkurrentët e “The voice of Italy” kanë konkurruar me një këngë të Dona Summer. Gara ka qenë shumë e vështirë dhe beteja e tyre është konsideruar si një betejë mes dy tigrash.

Betejë, që nxori fitimtare 19-vjeçaren shkodrane.

Top Channel