Një prej modeleve me ngjitjen më të shpejtë në botën e modës, Nina Agdal bëri një “kalim të madh” në pak muaj botën e publicitetit.

Vetëm pak ditë më parë, bukuroshja daneze u shfaq në një reklamë, për një linjë produktesh ushqimore të ushqimeve të detit.

Ky spot vjen pak kohë pasi 21-vjeçarja përdori linjat e saj të përkryera për të reklamuar një tjetër lloj ushqimi, atë të hamburgerave të një marke “fast-food”-i.



Sporti i meparshem: Modelja Agdal, ne reklamimin e nje linje fast-foodi me pare gjate vitit


E pyetur për krahasimin e të dy përvojave, në një intervistë të dhënë në një revistë mode, modelja e “Sëimëear Illustrated” bëri një dallim të qartë: “Ka një ndryshim të madh, pasi këtu ndihem më vetvetja. Këto janë edhe ushqimet që parapëlqej të konsumoj. Atëherë, mbaj mend që për të realizuar një seri spotesh, më duhet të isha e rrethuar e të kafshoja deri 50 hamburgera në ditë. Disa i gëlltisja dhe të tjerë jo. Ishte e vështirë”.

 

 

 

Top Channel