Wollfarth: Politika të mos cënojë zgjedhjet

17/04/2013 00:00

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth konfirmoi zërat për një
largim të tijin nga Shqipëria disa javë para përfundimit të mandatit të
tij zyrtar, duke theksuar se kjo lëvizje bëhet si pasojë e ofertës për
një post më të mirë nga Ministria e Jashtme gjermane.

Sa i takon zhvillimeve me te fundit zoti Wollfarth kerkoi ndarjen e qarte mes politikes dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, teksa ka shprehur deshiren qe zhvillimet me te fundit te mos ndikojne ne punen e ketij organi.

“Une shpresoj qe te mos cenohen, une jam i bindur qe Shqiperia ka burime te mjaftueshme njerezish, qe mund te punojne me shume profesonalizem, qofte ne KQZ, qofte ne KZAZ. Megjithatë eshte shume e rendesishme qe Shqiperia te beje me te miren e saj, ne menyre qe te ndaje qartesisht politiken nga organe te tilla teknike dhe apolitike siç eshte KQZ”, tha Wollfarth.

Zoti Wollfarth kerkoi dialog per zgjidhjen e problemeve mes paleve si e vetmja menyre per te shmangur, siç ai theksoi, ngerçe te tjera ne politiken e brendshme.

“Atehere, ne fakt, mesa kuptoj kjo ka qene tradita e KQZ-së per 10 vitet e fundit, pra aktoret lokale kane qene ata qe kane vendosur dhe e kane konsideruar te balancuar apo deri diku te balancuar perberjen e KQZ-së. Doja te theksoja, se pavaresisht se konsiderohet i balancuar ka gjithmone nevoje per nje lloj balancimi sa me te holle. Megjithate i rendesishem eshte shteti i se drejtes, shteti ligjor, shteti i se drejtes nuk duhet anashkaluar. Megjithate eshte shume e rendesishme qe gjate gjithe kohes te kete dialog te nje lloj sensi, nje lloj ndergjegjesimi per te pasur konsensus, per te pasur nje lloj angazhimi ne te mire ne fund te fundit te popullit shqiptar. Une shpresoj qe 23 qershori te sjelle nje lloj qartesie, te sjelle nje lloj konsensusi ne te mire te reformes te axhendes te Shqiperise per integrimin e saj europian. Dhe shpresoj qe te leme pas njehere e mire kohen kur Shqiperia ngecte ne diskutimet e saj te brendshme”, tha Wollfarth. 

Top Channel