“Sins” në “Imperial” në Tiranë

17/04/2013 00:00

“Sins Expiation” është filmi më i ri që po shfaqet në kinematë Imperial. Në premierën e tij, organizuar me mbështetjen e “Digitalb”, ishin të pranishëm regjisori Carlo Fusco, aktorët Mario Pupella, Ervin Bejleri e Francesco Vella.

Ata janë pjesë e një kasti të përbërë edhe nga emra të njohur të kinemasë amerikane si Danny Glover, Michael Madsen e John Savage.

Carlo Fusco, regjisor i filmit: Është një film që flet për mafian. Nuk është histori e vërtetë por fiction. Në qendër të filmit janë dy njerëz që takohen në trenin që shkon nga Roma në Siçili. Janë një prift dhe një i verbër të cilët tregojnë të kaluarën e tyre.

Ervin Bejleri, aktor: Gjëja e vecantë që ndodh në këtë film është që kur unë i kërkova Karlos kur vajtëm atje, pasi lexova ato pjesë skenari, i kërkova nëse mund të futnim ndonjë batutë shqip. faktikisht kemi futur batuta në shqip në film.

“Sins Expiation”, prodhim indipendent, është i  ambientuar në Siçili. Ai tregon një histori komplekse krimesh, përmes rrëfimit të një ish-mafiozi të penduar.

Top Channel