Peshkimi me konçension në Pogradec?

16/04/2013 00:00

Peshkataret e qytetit të Pogradecit, prej thuajse një viti janë në pritje për të marre lejet e peshkimit, pa mundur të hedhin rrjetat e tyre në ujë.

Pogradeci ka një tradite të madhe në peshkim, por mosrinovimi i liçencave për 150 peshkatarë nga ana e Ministrise së Mjedisit i ka lënë ata në një gjendje të veshtirë dhe në pamundësi për të punuar.

Por, pavaresisht kësaj, ndryshe nga këta peshkatarë, të cilët tradicionalisht peshkojnë dhe ruajne liqenin, ai vijon të shfrytëzohet barbarisht nga peshkataret e paligjshëm.

Qindra familje, të cilat mbijetojnë falë peshkimit, tashmë janë lënë në meshirën e fatit, ndersa peshkatarët i druhen lenies së liqenit me koncesion.

Ende nuk ka një pergjigje te sakte se çfare do te ndodhe me keta peshkatere, te cilet dita dites presin qe t’i rikthehen liqenit me rrjetat e tyre dhe peshkimin tradicional.

Top Channel