Kate Upton, film me Cameron Diaz

16/04/2013 21:45

Kate Upton do të interpretojë në një film së bashku me Cameron Diaz. Modelja e ‘Sports Illustrated’ është në bisedime për një rol në ‘The Other Woman’, ku do të interpretojë edhe aktori Leslie Mann.

Ky do të jetë filmi i tretë për 20-vjeçaren. Më parë ajo ka luajtur role të vogla në filmat ‘Tower Heist’ dhe ‘The Three Stooges’.

Para disa ditësh u publikua në mediat rozë se Upton dhe reperi P. Diddy mund të kenë nisur një lidhje së bashku.

Modelja e “Sports Illustrated” dhe 43-vjeçari gjendeshin të dy në një lokal nate në Majemi, ku shkëmbyen disa puthje të zjarrta, pa u fshehur nga të pranishmit e tjerë.

“Dukej sikur nuk kishin asgjë për të fshehur”, deklaroi për revistën një dëshmitar.

Top Channel