Fotoja pa takt e Rita Orës

16/04/2013 18:00

Në të njëjtën ditë në të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tronditën nga shpërthimi në maratonën e Bostonit, Rita Ora publikoi disa fotografi që motivuan shumë kritika ndaj këngëtares me origjinë kosovare.

22-vjeçarja, në rrjetin e saj “Instagram”, publikoi të martën imazhet e saj me dy këngëtaret Adrienne Bailon dhe Cassie, me secilën që mbante në dorë një pistoletë të artë.

Ndonëse me synim imitimin e treshes së famshme të “Charlie’s Angel”, publikimi i fotos në një ditë tragjedie u vlerësua si pa takt dhe një gjykim tërësisht i gabuar.

Njëkohësisht, Rita u kritikua edhe për inkurajimin e përdorimit të armëve.

Të tre këngëtaret u sulmuan në mënyrë të ashpër në profilet e tyre. Një ndjekës i Bailon, komentoi në faqe: “Një veprim prej idioti. Fëmijët të ndjekin. Të rreme apo jo, promovimi i armëve si diçka “gallatë” është një veprim tërësisht i palogjikshëm”.

Ndërsa një përdorues i “Twitter” komentoi: “Tërësisht e papërshtatshme nga Rita që të publikonte atë fotografi, duke llogaritur rrethanat e asaj dite”.

Top Channel