Downey Jr.: Me siguri që do fitoj një Oscar

16/04/2013 20:40

Robert Downey Jr. është shprehur se herët a vonë do e fitojë patjetër një çmim Oscar. Protagonisti i ‘Iron Man’ ka thënë në një intervistë për revistën ‘GQ’ se ai është “një nga aktorët më të mirë të brezit të tij”.

“E di që një ditë do të ndodhë. Do e fitoj çmimin Oscar sepse nuk ka kuptim po të mos e fitoj. Edhe po të mos e fitoj së shpejti, do e fitoj kur të plakem. Sido që të shkojë, unë do e fitoj një Oscar”, theksoi 48-vjeçari.

Aktori amerikan është nominuar dy herë për Oscar: në vitin 1992 me filmin ‘Chaplin’ dhe në vitin 2008 me komedinë ‘Tropic Thunder’.

Downey Jr. shton se nuk shqetësohet për çmimin më të lavdishëm në kinematografi dhe se është i kënaqur që publiku pëlqen filmat e tij.

Top Channel