“Berisha, grusht shteti administrativ”

16/04/2013 19:45

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John L. Withers II, dha një intervistë për gazetën “Shqip” ku analizon me gjuhë aspak diplomatike situatën aktuale në Shqipëri, si një pikë vendimtare për të ardhmen e vendit.

”Shqipëria”, thotë ai, “më 23 qershor do të përcaktojë nëse do të ecë drejt demokracisë apo drejt diktaturës. Berisha bëri një “grusht shteti administrativ” në zëvendësimin e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të hënën dhe shqiptarët janë ata që duhet të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme më 23 qershor, më shumë se sa vëzhguesit ndërkombëtarë”.

Manipulimi i zgjedhjeve është një shqetësim real dhe i bazuar pasi sipas ish-ambasadorit, Berisha ka emëruar dhelprat e tij besnike si roje te koteci i zgjedhjeve.

Intervista do të publikohet e plotë në dy numra të gazetës “Shqip”, ditën e mërkurë dhe të enjte më 17 dhe 18 prill.

Ambasadori Withers harxhoi disa javë kohë në përgatitjen e përgjigjeve dhe në këtë kohë shumë gjëra ndryshuan, përfshirë krijimin e aleancës Meta-Rama dhe ndryshimin e anëtarit të KQZ-së.

Megjithëse në pension, Withers duket i informuar shumë mirë për ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në Shqipëri.

Top Channel