Suksesi i këngës së re të Psy

15/04/2013 13:20

Koreani Psy ka tronditur sërish Youtube pasi hiti i tij më i ri me titull ‘Gentleman’ ka marrë 58 milionë klikime në vetëm 2 ditë.

Gjithsesi, kënga e re ka shumë rrugë për të bërë nëse do të thyejë rekordin e ‘Gangnam Style’, këngës që e bëri të famshëm koreano-jugorin.

‘Gangnam Style’ është shikuar në Youtube plot 1 miliardë e 500 milionë herë.

Në videoklipin e këngës ‘Gentleman’, Psy shihet duke i punuar rrengje njerëzve të ndryshëm.

Top Channel