Rritja e organeve në laborator

15/04/2013 00:00

Një veshkë e rritur në laborator është transplantuar tek kafshët, sipas
shkencëtarëve, me sukses. Teknika te ngjashme per krijimin e pjeseve me
te thjeshta te trupit jane perdorur tashme ne paciente te ndryshem, por
veshka eshte nje prej organeve me te komplikuara qe jane realizuar deri
me sot.

Nje studim i revistes se mjekesise natyrore tregon se veshkat artificiale jane me pak te efektshme se ato natyralet. Por ekspertet e mjekesise rigjeneruese e konsiderojne kete nje fushe me potencial te jashtezakonshem dhe vete krijimin e veshkes ne laborator, nje premise te shkelqyer per vazhdimesine.

Organi qe filtron gjakun e largon nga trupi ujin e tepert, eshte me i kerkuari per transplante e listat e pritjes per nje veshke, jane shume te gjata. Ajo cfare kerkuesit po perpiqen te arrijne eshte marrja e nje veshke te vjeter, largimi i qelizave te vjeteruara prej saj dhe rindertimi i organit me qelizat e marra nga vete pacienti qe do ta mbaje. Kjo do te kishte dy avantazhe madhore: se pari, indet do te jene ato te vete pacientit, ndaj nuk do te kete nevoje te marre gjithe jeten ilace per te mbajtur ne fre sistemit imunitar ne menyre qe te mos e refuzoje veshken e huaj. Se dyti, do te rrise shume numrin e organeve te gatshme per transpant. Shumica e veshkave te ofruara, refuzohen, por me kete metode ato do te hyjne ne pune duke sherbyer si baze per krijimin e nje organi te ri.

Top Channel