“Facebook” të bën të palumtur

15/04/2013 00:00

Facebook, rrjeti shoqëror më popullor me mbi një miliardë përdorues në të gjithë botën ka ndihmuar shumë persona të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me miq e familjarë, të krijojnë miqësi të reja dhe lehtësinë për të shprehur veten dhe për të marrë informacion.

I kthyer ne fenomen, “Facebook” ka nxitur shume studiues te thellojne kerkimet e tyre per efektet pozitive qe rrjeti sjell ne jeten tone. Por, krahas tyre ka dhe disavantazhe, si përshembull lehtësia e keqkuptimeve.

Në krah të eksperiencës së përditshme dalin edhe studimet të shumta që theksojnë anët e dëmshme të ndikimit të ”Facebook”-ut ne jeten tone.

Sipas nje studim i Universitetit te Utah Valley në Orem, ky rrjet social frenon ndjenjen e lumturise dhe rrit deshiren per te flirtuar.
Ndërkohë administratoret e divorci-online.com kanë zbuluar se shumica e njerëzve suprizohen duke gjetur gjëra për partnerët në “Facebook” dhe sipas tyre, ky eshte nder faktorët kryesore për prishjen e martesave prej rrjetit social.

Vitet e fundit, nje perqindje e larte e kërkesave për divorc kanë pasur si “reference” dhe shkaktar “Facebook”-un.

Emëruesi i përbashkët i këtyre personave sipas partnereve është komunikimi  papershtatshem nëpërmjet “chatit” me personat e gabuar.

Te gjithe e kane te veshtire te pranojne se dikush eshte duke komplimentuar te dashurin apo te dashuren. Kjo gje shkakton xhelozi dhe nuk e ndihmon aspak marrdhenien.

Një “like” zbulon gjithçka
Sa here shtypni butonin ‘like’ ne “Facebook”, aq me shume tregoni per veten tuaj.

Nga linqet e postuara dhe pelqimet, pakuptuar ju zbuloni sekretet personale mbi pikepamjet fetare, politike dhe prirjet seksuale- ky eshte perfundimi i nje studimi te fundit i cili ka ngritur shume shqetesime mbi privatesine.

Sipas aktivistëve te privatësisë rezultatet e studimit janë një “sirenë alarmi” për përdoruesit.

Ky studim i Akademise Kombëtare te Shkencave ne SHBA ka ekzaminuar 58.000 vullnetarë përdorues të “Facebook” në SHBA. Rezultatet ishin surprizuese edhe per vete kerkuesit.

Vullnetaret ofruan krahas aktivitetit të tyre në “Facebook” dhe informacion demografik, edhe rezultatet e testeve psikometrike të dizajnuara për të zbuluar tiparet e personalitetit.

Pëlqimet e shënjuara në “Facebook” u futën në algoritme dhe u krahasuan me informacionet e mbledhura nga testet e personalitetit.

Algoritmet rezultuan 88 për qind të sakta për përcaktimin e seksualitetit mashkullor, 95 për qind të sakta për të dalluar afro-amerikanët nga kaukazo-amerikanët dhe 85 për qind për të dalluar mbështetësit e republikanëve nga ata të demokratëve.

Kristianët dhe myslimanët u klasifikuan në mënyrë korrekte në 82 për qind të rasteve, ndërsa statusi civil dhe abuzimi me drogën u identifikuan me saktësi mes 65 dhe 73 për qind.

Algoritmet mblodhën një sasi të stërmadhe pëlqimesh mbi muzikën apo spektaklet televizive për të krijuar profilet e personalitetit. Preferencat e muzikës dhe emisioneve televizive ishin më demaskuese nga sa mund të keni imagjinuar.

Studimi kishte si qellim te parashikonte edhe koeficientein e inteligjences te perdoruesit

Çdokush i trajnuar ne analizen e te dhenave mund te jete ne gjendje te perpunoje nje informacion te tille madje edhe ne rastet kur perdoruesit nuk e kane klasifikuar ne menyre te qarte.

Top Channel