Drake: Jam më i mirë se Chris Brown

15/04/2013 11:20

Ka shumë mundësi që sërish të plasë sherri mes Drake dhe Chris Brown pas komenteve më të fundit të reperit kanadez ndaj të dashurit të Rihanna.

Drake dhe Chris janë zënë me shishe në një lokal të Nju Jorkut vitin e kaluar, por kjo nuk e ka ndaluar kanadezin të përgjigjet pa u matur kur është pyetur mbi “rivalin” e tij në botën e muzikës dhe jo vetëm.

“Unë bëj muzikë më të mirë se ai, jam më i pëlqyer se ai dhe erdhi një moment kur femra që ai dashuron u tërhoq prej meje”, deklaroi Drake.

“Mendoj se pasiguritë e tij nuk e lejojnë të jetë më i mirë se unë në muzikë”, shtoi kanadezi.

Top Channel