Beyonce “bëhet gati” për plazh

15/04/2013 17:20

Një prej këngëtareve më të suksesshme dhe tërheqëse të botës, Beyonce rikthehet në vëmendjen e publikut më e “nxehtë” se kurrë, nëpërmjet një fushate publicitare për llogari të linjës së veshjeve “H&M”.

Nëna e një fëmije, 31-vjeçarja shfaqi linja të përkryera, ndërsa pozoi me bikinit e propozuar nga linja e veshjeve, për sezonin e ardhshëm veror.

Në lidhje me këto poza, këngëtarja komentoi: “Gjithmonë më ka pëlqyer shija e “H&M” dhe çmimet e përballueshme që gjithmonë ofrojnë. Më pëlqeu me të vërtetë shumë bashkëpunimi për zbulimin e emocioneve nëpërmjet katër elementeve, zjarri, uji, toka dhe era, të gjitha të përfaqësuara në këto poza”.

“Ishte një punë e bukur, ajo e realizuar në një ishull tropikal. Më shumë se sa poza për një reklamë, më dukej se po realizoja një videoklip”, shtoi amerikania.

Top Channel