Ditëlindja “sexy” e Alesandra Ambrosio

13/04/2013 00:00

Modelja Alessandra Ambrosio ka festuar ditëlindjen e saj në një darkë me
partnerin Jamie Mazur dhe miqtë në një restorant në Los Anxheles.

Me këtë rast, modelja braziliane ishte veshur me një veshje të bardhë “mini”, që tregonte format e saj të mrekullueshme.

Ambrosio, që ka mbushur 32 vjeç, u shfaq e qeshur përpara fotografëve, që ishin mbledhur përpara restorantit ku do të mbahej festa pikërisht për të.

Top Channel