Drogë dhe seks, bashkimi i Sheen-Lohan në ekran

12/04/2013 11:25

Ashtu siç ishte parashikuar, bashkimi i shumëpritur i Charlie Sheen me Lindsay Lohan në një seri të serialit “Anger Management” solli shumë surprizë.

Në serinë e transmetuar në televizionet amerikane të enjten, dy aktorët e njohur për stilin e jetës larg normave të zakonshme ofruan pjesë nga historia e jetës së tyre, me referenca të qarta ndaj drogës, borxheve dhe problemeve me varësitë.

Në seri, Charlie luan rolin e “mbrojtësit” të Lindsay, e cila është një vajzë e shfrenuar në jetën e saj dhe ka probleme me drogën.

Ai paguan gjatë serisë 100 mijë dollarë për të çliruar aktoren nga një borxh që i rrinte mbi kokë, ndërsa seria përfshin gjithashtu një skenë të nxehtë seksuale.

Top Channel