Tom Cruise: Nuk e prisja divorcin

10/04/2013 16:10

Tom Cruise ka folur për herë të parë për divorcin nga Katie Holmes dhe ka pranuar se “nuk e priste” diçka të tillë.

“Jeta është një sfidë e madhe. Je 50 vjeç dhe mendon që gjithçka është në rregull, kur papritmas befasohesh. Kështu e ka jeta”, deklaroi protagonisti i ‘Top Gun’ pa dhënë shpjegime mbi arsyet që çuan në ndarjen e çiftit.

Duke folur për nje televizion gjerman, Tom Cruise theksoi gjithashtu se puna e ndihmoi të kalonte momentin e vështirë në jetën personale.

Tom Cruise dhe Katie Holmes janë martuar në nëntor të vitit 2006 në Itali. Vajza e tyre, Suri, lindi në prill të vitit 2006 dhe ishte protagoniste kryesore në celebrim.

Top Channel