Supermodelja Kate Upton dhe reperi P. Diddy mund të kenë nisur një lidhje së bashku, raportoi ditën e mërkurë një revistë rozë në SHBA.

Sipas burimeve të revistës, modelja e “Sports Illustrated” dhe 43-vjeçari gjendeshin të dy në një lokal nate në Majemi, ku shkëmbyen disa puthje të zjarrta, pa u fshehur nga të pranishmit e tjerë.

“Dukej sikur nuk kishin asgjë për të fshehur”, deklaroi për revistën një dëshmitar.

Për 20-vjeçaren, kjo histori vjen pak kohë pas ndarjes me bejsbollistin e Detroit Tigers, Justin Verlander.

Sipas burimeve të afërta, të dy lanë pabin në orët e para të mëngjesit, për të “darkuar” në një hotel të zonës.

Gjatë ditës, modelja qëndroi e heshtur në “Tëeeter”, por mëngjesin e së mërkurës shkroi: “Duke u përkëdhelur tigrin tim të preferuar”.

E vështirë për t’u deshifruar, gjithsesi fraza nënkupton një mesazh të qartë për ish-të dashurin, një lojtar i “tigrave”.

Top Channel