Jay-Z dhuratë një ishull për Beyonce

10/04/2013 00:00

Jay-Z po mendon t’i dhurojë bashkëshortes së tij, Beyonce dhe vajzës Blue Ivy një ishull në mënyrë që ata të shijojnë privatisht larg vëmendjes së paparacëve pushimet e tyre.

Një burim pranë ciftit, i cituar nga mediat gossip në SHBA tha se reperi po mendon të shpenzojë 2 milion euro për blerjen dhe më pas ndërtimin e një kompleksi në një ishull të Bahamasit.

I njëjti burim thotë se Jay-Z kërkon që ta blejë ishullin para datës së 5-vjetorit të martesës së tyre si surprizë për Beyonce.

Ishulli ndodhet pak minuta me avion nga Majemi, por nuk mbulohet tërësisht nga valët telefonike dhe mungon televizioni satelitor.

Top Channel