Stone-Moss puthen për 35 mijë paund

09/04/2013 16:30

Të konsideruara si dy prej grave më tërheqëse në botë, aktorja Sharon Stone dhe modelja Kate Moss pranuan të putheshin për një qëllim të përbashkët, bamirësinë.

Supermodelja dhe aktorja hollivudiane, siç dëshmojnë fotografitë e rastit, takuan buzët, ndërsa ndodheshin në skenën e një mbrëmje që përfshinte shfaqje dhe paradë mode, aktivitet i zhvilluar në Sao Paulo, Brazil.

Dy gratë ishin bashkëorganizatore të aktivitetit, të ardhurat e të cilit iu dhuruan një fondacioni që merret me kërkimet e luftës kundër HIV-AIDS.

Një prej ofertave të kësaj mbrëmje ishte një puthje Stone-Moss, shoqëruar me një shishe shampanjë e autografuar, për të cilën blerësi me ofertën më të lartë pagoi 35 mijë stërlina.

E megjithatë, në puthjen që shkëmbyen, 55-vjeçarja e “Basic Insticts” dhe 39-vjeçarja Moss, nuk u dukën aspak të detyruara, duke krijuar përshtypjen se mund të kishin bërë diçka të tillë edhe pa u paguar fare.

Top Channel