Johansson: Kthesa e madhe e jetës sime

09/04/2013 00:00

Scarlett Johansson do të zaptojë kopertinën e numrit të radhës të
revistës “Marie Claire”, ku ndër të tjera do të flasë edhe për
ndryshimin e madh të saj në lidhje me marrëdhëniet me meshkujt.

Mediat amerikane kanë shkëputur një pjesë të intervistës së aktores 28-vjeçare, e cila zbulon disa nga sekretet e saj.

“Nuk më pëlqen xhelozia. Nuk jam kundër ndonjë kontrolli të rastësishëm, por kur dikush bëhet xheloz në mënyrë agresive, kjo e bën atë jo tërheqës, pasi tregon një lloj pasigurie”, ka thënë Johansson.

Kështu, mund të thuhet me siguri se i dashuri i ri i Scarlett, 30-vjeçari francez, menaxher i një agjencie kreative, Romain Dauriac, nuk është një tip xheloz. Por a është shkëputur aktorja tërësisht nga divorci i vitit 2010 me Ryan Reynolds?

“Nuk ka kaluar shumë kohë, por unë mendoj se ka qenë e mjaftueshme për të studiuar eksperiencën dhe kam qenë në gjendje të eci përpara. Unë vazhdoj ta njoh veten më mirë teksa rritem dhe kjo më ndihmon në marrëdhënien time”, ka thënë aktorja.

Top Channel