Gomez dhe e vërteta e “Come & Get It”

09/04/2013 00:00

Më në fund erdhi! Pas spekulimeve të shumta se kënga e re e Selena
Gomez, “Come & Get It”, i kushtohet Justin Bieber, ka ardhur dhe
përgjigjia zyrtare.

Me këngë të tipit “I’m not shy to show i love you” dhe “I love you much, too much to hide you”, nuk është e vështirë të mendosh se bëhet fjalë për një mesazh të Gomez ndaj ish-të dashurit, por vetë e interesuara tregon se nuk është kështu.

“Të them të drejtën, të jem 100 për qind e sinqertë, nuk bëhet fjalë për një person të caktuar”, ka thënë Gomez në një intervistë radiofonike.

“Arsyeja përse unë desha që kjo të ishte kënga e parë ishte sepse nga ajo rrjedh vetëbesim dhe forcë dhe është diçka që unë dua ta ndaj me të gjithë botën”, është shprehur protagonistja e filmit “Spring Breakers”.

“Ky është vendi ku dua të jem dhe dua të përfaqësoj diçka pozitive dhe të jem një shembull i mirë”, ka vijuar ajo.

Kështu, nëse Gomez është singëll dhe e pëlqen këtë gjë, atëherë pyetja që lind është: me kë shoqërohet ajo? Gjatë intervistës 20-vjeçarja është pyetur se sa djem i kanë propozuar në dy muajt e fundit.

“Asnjë. Duhet të më besoni. Mund t’ju them se jam e gatshme”, është përgjigjur Gomez.

Top Channel