Lamine Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta rreth fotove virale të yllit të Spanjës dhe vajzës misterioze me bikini
Tylor Swift beson se mund të qëndrojë për të gjithë jetën beqare. Në një intervistë për revistën “Wonderland”, 23-vjeçarja foli me zemër të hapur për tipin e saj të vështirë, stilin e jetës dhe zhgënjimet e jetës dashurore, që përfshirë këngëtarin Joe Jonas, aktorin e “Twilight” Taylor Lautner, aktorin e “Glee”, Cory Monteith, muzikantit John Mayer, aktorin Jake Gyllenhaal dhe këngëtarin e grupit “One Direction”, Harry Styles.
“Nuk e kam idenë nëse do të martohem, nëse do të kem një familje apo do të jem gjithmonë beqare. Gjithmonë e kam menduar veten si një grimcë uji në oqean dhe e mendoj të vështirë të gjesh atë grimcë të përshtatshme në një larmi të tillë zgjedhjesh dhe njerëzish”, deklaroi këngëtarja.
“Marrëdhëniet janë si semaforët. E unë kam atë teorinë time, ku nuk dua të toleroj, se lidhjet mund të ekzistojnë vetëm nëse drita është jeshile”.

E shumëvlerësuar për hiret e saj, këngëtarja më e njohur e muzikës country zbuloi se nuk ka asnjë plan afatgjatë në mendjen e saj. “Nuk e di ku do të jem pas një viti, gjashtë muajsh, dy muajsh apo edhe pas disa javësh. Nuk e di as se si do të jem emocionalisht, mendërisht, çfarë qëllimesh do të kem, objektivash, dëshirash apo çfarë shprese”, tha Swift.

Top Channel