Rikthehet këngëtari i “Gangnam Style”

08/04/2013 18:25

Reperi koreanojugor, “PSY”, planifikon që të rikthehet me një këngë të re, e para që prej supersuksesit me “Gangnam Style”, që me 1,5 miliardë klikime është shndërruar në videon më të klikuar në historinë e “Youtube”.

Kënga e re do të ketë një stil të ri të veçantë kërcimi dhe do të quhet “Gentleman”, por “PSY” nuk pranon të japë asnjë informacion më shumë, përpara se ajo të transmetohet gjatë një koncerti të drejtëpërdrejtë të koreanojugorit.

“Mund t’iu them se do të ketë një lloj kërcimi të ri, ndonëse koreanët e njohin atë. Megjithatë, në vendet e tjera nuk ekziston ndonjë kërcim i këtij lloji”, paralajmëroi “PSY”, në një intervistë për një televizion vendas.

Kolona zanore dhe kërcimi ishin ato që shndërruar 35-vjeçarin në një ikonë botërore, me “Gangham Style” dhe duke u mbazuar mbi atë sukses, këngëtari po ecën në të njëjtat gjurmë edhe për këtë këngë të tij të dytë.

Top Channel