Itali, shkatërrohet klani shqiptar
06/04/2013 12:55
Policia italiane ka ndërmarrë mëngjesin e së shtunës një operacion të gjerë kundër një bande kriminale shqiptare, e shtrirë në disa rajone të vendit fqinj.
Sipas agjencive italiane të lajmeve, në pranga kanë rënë 14 shtetas shqiptarë dhe një bashkëpunëtori i tyre italian.
Operacioni i koduar me emrin “Flori” është shtrirë në rajonet e Bazilikatës, Kampanias dhe Emilias dhe në të kanë marrë pjesë rreth 200 policë.
Të arrestuarit akuzohen për formimin e një organizate aktive në grabitje, shfrytëzim të prozitucionit dhe tentativë vrasjeje.
Burimet shtojnë më tej se urdhër-arrestet ndaj tyre u lëshuan nga prokurori Vittorio Russo, që kishte hetuar bandën për një kohë të gjatë.
Top Channel