Bond Girl-i më e mirë? Mbretëresha Elizabeth

06/04/2013 13:40

Mbretëresha Elizabeth II ka marrë një çmim Bafta, versioni britanik i çmimit Oscar, për mbështetjen e saj ndaj industrisë kinematografike.

Megjithatë, ajo është vlerësuar në veçanti për interpretimin surprizë në rolin e një “Bond Girl” përkrah Daniel Craig, në ceremoninë e inaugurimit të Lojrave Olimpike Londër 2012. Një interpretim i konsideruar “i paharrueshëm”.

Aktori-regjisor Kenneth Branagh i ka dorëzuar monarkes 86-vjeçare trofeun e artë gjatë një ceremonie në kështjellën e Uinsdorve, organizuar në nder të kinemasë britanike.

“Mbretëresha ka qenë mbështetëse e organizatave të shumta në mbrojtje të kinemasë dhe së fundmi ka qenë ylli i Lojrave Olimpike, duke interpretuar Bond Girl-in më të paharrueshme”, ka deklaruar presidenti i çmimeve Bafta, John Willis.

Deklarata në fjalë është pasuar nga të qeshura dhe duartrokitje nga rreth 300 të ftuarit në kështjellë, mes të cilëve aktorë, skenaristë, regjisorë dhe producentë.

Top Channel