Will Smith, një burrë i pavarur

05/04/2013 14:50

Shihen si një nga martesat më të qëndrueshme në Hollivud, por Jada Pinket-Smith ka deklaruar në një intervistë për ‘Huffington Post’ se bashkëshorti i saj, Will Smith, është shumë i pavarur dhe bën ç’të dojë.

“Jemi shumë të qetë me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye njerëzve i duket se ne nuk jemi xhelozë dhe kemi një marrëdhënie të hapur. Unë i kam thënë Will-it se mund të bëjë çfarë të dojë nëse nuk e vret ndërgjegja”, theksoi aktorja 41-vjeçare.

“Unë jam thjesht partnerja e tij dhe nuk mund të marr vendime për të. Kjo gjë vlen edhe për mua”, shtoi Pinket-Smith, e cila thotë se miqësia e madhe që kanë i ndihmon të kalojnë pengesat e martesës.

Cifti është martuar në vitin 1997 dhe gjatë kësaj kohe ka pasur gjithmonë zëra për ndarje, por në tapetin e kuq ata janë prezantuar bashkë duke i përgënjeshtruar çdo herë spekulimet e mediave rozë.

Top Channel