Pas kërkimit për të gjetur peshkun Nemo, vjen ai i shoqes së tij harraqe: Dory.

“Finding Nemo”, prodhimi i 2003-shit i kompanisë Pixar, që apasionoi të mëdhenj e të vegjël, do të ketë një “sequel”: “Finding Dory”.

Lajmin e ka bërë të ditur zyrtarisht prezantuesja amerikane, Ellen Degeneres, e cila i jep zërin personazhit karton Dory. Ngjarjet e këtij prodhimi janë zhvillimi i aventurave të një viti më pas, së atyre që u paraqitën në kapitullin e parë.

“Finding Dory” do të shfaqet në sallat e kinemasë në vjeshtën e 2015-ës.

Ryan Gossling nis “pushimet”
Aktori i njohur kanadez zgjedh të jetë regjizor i një filmi të ri

Ryan Gossling, një nga meshkujt më të dëshiruar të Amerikës dhe ndër aktorët më të kërkuar të momentit, ka vendosur të bëjë pak “pushim”, nëse i tillë mund të quhet në fakt.

32 vjeçari kanadez ka vendosur që, për disa kohë, mos të jetë më përpara kamerave, duke aktruar, por pas tyre. Kësaj here si regjisor, për të drejtuar filmin e tij “How to catch a monster”, një “fantasy noir” me aktorët Christina Hendrix dhe Eva Mendes.

Ryan Gossling ka nisur të aktrojë që fëmijë, por vetëm në 2004-ën do të merrte rolin e një protagonisti në filmin “The Notebook”, çka sipas tij, bëri që “Hollywood” të krijonte një tjetër ide për të, duke mos i kërkuar më të luante vetëm role psikopatësh.

Top Channel