“Njeriu i Hekurt” në Korenë e Jugut

04/04/2013 21:45

Trupat amerikane në Korenë e Jugut janë në gadishmëri të plotë për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm të Koresë së Veriut dhe përforcimi më i fundit për ta është “Njeriu i Hekurt”.

Robert Downey Jr. ka zbritur në Seul për të promovuar filmin e tij më të ri me titull “Iron Man 3” dhe në një konferencë për shtyp pranoi se është habitur se sa mirë është pritur nga publiku personazhi i tij përgjatë këtyre viteve.

“Para pesë vitesh nuk e dija aspak nëse do të pëlqehej nga publiku ky superhero. Habitem ndonjëherë me faktin se sa mirë është pritur. I jam shumë mirënjohës publikut”, deklaroi aktori 48-vjeçar.

Në filmin “Iron Man 3”, inxhinieri bilioner Tony Stark do të përballet me kërcënimin e shkatërrimit të botës nga terroristi me emrin “Mandarin”. Filmi ka regjinë e Shane Black.

Top Channel