Kusturica, film për trafikun e organeve

04/04/2013 00:00

Regjisori serb, Emir Kusturica ka njoftuar se do të bëjë një film mbi
trafikun e supozuar të organeve që ka ndodhur në Kosovë gjatë konfliktit
të armatosur.

Sipas shtypit serb, Kusturica do të punojë në tre vitet e ardhshme për filmin në fjalë, në përpjekje për të hedhur dritë mbi çështjen kontroverse.

I indinjuar, Lirak Çelaj, kryetar i shoqatës së kineastëve të Prishtinës, është shprehur: “Është propagandë anti-shqiptare”.

Pista e trafikut të organeve u ngrit fillimisht nga ish-kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, në fund të mandatit të saj dhe më pas nga senatori zviceran Dick Marty.

Top Channel