E dashura e Mark Anthony, kopje e JLo

04/04/2013 21:20

Një femër me flokët e mbledhura topuz, syze dielli dhe taka të larta. Nëse do e shohësh nga larg, duket se Mark Anthony po shëtit me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez.

Por, në fakt bëhej fjalë për Chloe Green, e cila me look-un e saj dukej si një kopje e JLo e fotografuar të mërkurën në Miami (SHBA).

Më poshtë një foto e Jennifer Lopez me partnerin e saj aktual, Casper Smart. Shikoni ngjashmërinë e pabesueshme.

Top Channel