Bota e kinemasë në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktorja e njohur e filmave horror, “Samara”
Dy persona janë dënuar në Britaninë e Madhe për shkak se ideuan vrasjen e
këngëtares angleze Joss Stone, me metoda vërtet makabre.
Kevin Liverpool, 35 vjeç dhe Junior Bradshow, 32, të dy nga Mançesteri, ishin arrestuar nga policia vitin e kaluar pas disa sinjalizimeve të fqinjëve të këngëtares.
Ata silleshin vërdallë vilës së Joss, në Devon, duke kërkuar informacione për të, hapur dhe pa rezerva.
Kur policia kishte kontrolluar automjetin e tyre, kishte gjetur një arsenal armësh të ftohta, mes të cilave: thika të ndryshme, çekiçë, ngjitëse për të mbyllur gojën dhe madje një shpatë samurai.
Kishte gjithçka që duhej që dy të rinjtë të realizonin planin e tyre të marrë, që konsistonte në rrëmbimin e yllit të muzikës soulpop, copëtimin e trupit të saj dhe hedhjen në lumë.
Motivi për këtë urrejtje të madhe? Dy djemtë me ngjyrë nuk toleronin miqësinë e Stone me anëtarët e familjes mbretërore, sidomos me William dhe Kate, të cilët e kishin ftuar në dasmën e tyre.
Fanatizmi në fjalë ka bërë që gjyqtarët të mos tregohen fare tolerantë. Liverpool është dënuar me burgim të përjetshëm, me detyrimin për të shlyer në burg të paktën 10 vjet e tetë muaj. Ndërsa për Bradshaw vendimi është shtyrë, por pritet të jetë i ngjashëm.
Nga ana e saj, Joss është shprehur e lehtësuar por edhe e frikësuar. “Askush s’më kishte bezdisur në shtëpinë time në Devon, ku nuk mbyllja as derën. Tani më është dashur të ndryshoj zakonet”, është shprehur këngëtarja.
Top Channel