“100 Vitrinat”, së shpejti seri të reja
04/04/2013 00:00
Seriali televiziv italian “100 Vitrinat”, i prodhuar nga Mediaset dhe i
transmetuar edhe në Top Channel, do të ketë së shpejti seri të reja.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë italiane. Në këtë mënyrë janë shuar dilemat dhe zërat që qarkulluan vitin e kaluar se seriali kishte mbërritur në epilog, që kishin alarmuar aktorët dhe stafin e produksionit.
Kështu, nga dita e sotme kasti i filmit do të nisë punët për të xhiruar në lokalitetin San Xhusto Kanaveze, në Torino, 192 episode të reja.
Ato do të transmetohen në shtator në vendin fqinj dhe më vonë do të mbërrijnë në ekranin e Top Channel për publikun shqiptar.
Top Channel