Pas urrejtjes vjen dashuria…

03/04/2013 01:10

Dy yje të filmave aksion, që janë urryer për 20 vjet rresht, sot në një film bashkë, “The tomb”, prodhimi kinematografik, që do të dalë në salla në shtator.

Është rasti i Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone. Ky i fundit, në një intervistë, dhënë për revistën italiane “Oggi”, ka pohuar se e ka urryer kolegun e tij për dy dekada.

Stallone tha se e kishte njohur Schëarzenegger-in në 1977, në ceremoninë e “Golden Globe”, duke shtuar se aktori i “Terminator” po e fiksonte.

Në momentin kur ishte shpallur “Rocky”, si filmi më i mirë, Stallone tregon se kishte marrë një vazo me lule dhe e kishte goditur.

“Për 20 vite, ky ka qenë raporti me Arnie-n, por tani gjërat janë ndryshe”, ka thënë ai. Dy aktorët interpretojnë bashkë në “The tomb”.

Schwarzenegger postoi, pak kohë më parë, në një rrjet social, këtë foto ku, sipas tij, u gjend rastësisht me krevatet ngjitur me kolegun e tij në spital, ku po rastësisht të dy do të kryenin ndërhyrje në shpatull.

Sigurisht, dyshimi për një gjetje publicitare mbetet. Thuhet se koha shëron gjithçka. Pasi kanë kaluar të 60-at tashmë, duket se kjo vlen edhe për dy veteranët e filmave aksion.

Top Channel