Fryma e Re Demokratike organizoi një tryezë për çështjet e integrimit dhe diplomacisë. Bamir Topi deklaroi se integrimi është parakusht për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve.
Në lidhje me statusin, ai tha se 3 ligjet nuk mjaftojnë dhe se BE kërkon plotësimin e standardeve. Për bojkotin e konferencës së komisionerit Fyle në Tiranë, nga deputetët demokratë, Topi tha se ishte një karshillëk.
“U semplifikua aq shumë çështja e integrimit, sa që kjo çështje u lidh me mundësinë që të jep një mbasdite në parlament. Pra miratimin e dy ligjeve dhe rregullores së parlamentit. Unë po bëj një pyetje shumë të thjeshtë: Supozojmë që këto dy ligje dhe ajo rregullore – të cilat janë shumë të rëndësishme dhe zoti Oketa e ka shprehur në çdo rast se vota e tij, në emër të FRD-së, është në favor apriori, pa u futur në esencë, e cila është gjithashtu shumë e rëndësishme – do të miratohen, a mendojmë ne që jemi gati? Unë besoj se këto janë çështje jashtëzakonisht komplekse, të lidhura jo thjesht me miratimin e këtyre ligjeve, por janë me standardet që kërkon paraprakisht Europa, për të qenë standarde të sinkronizuara me atë që kërkon Europa”, u shpreh Bamir Topi.
Top Channel