Elbasan, kapet grabitësi i kazinove

27/03/2013 00:00

Policia  e Elbasanit arrestoi brenda pak orëve një 33-vjeçar i cili grabiti disa kazino në qytet.

Altin Mehja, i njohur edhe si Elis Mehja, rreth orës 3 të mëngjesit ka grabitur me armë dy kazino në qendër të Elbasanit. Ai ka arritur të grabisë rreth 600 mijë lekë. Policia nisi menjëherë hetimet dhe nga filmimet e kamerave sekrete në kazino dhe të vendosura edhe në rrugë është bërë e mundur të identifikohet autori i kësaj ngjarjeje, i cili është arrestuar menjëherë.

Atij i është gjetur edhe arma me të cilën ka sulmuar dhe kërcënuar punonjësit e kazinosë në shkëmbim të parave.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA