Formulari A1, aplikimi deri më 31 mars

26/03/2013 00:00

Nxënësit që këtë vit përfundojnë maturën në gjimnaze dhe shkollat të tjera profesionale të arsimit të mesëm, kanë si afat përfundimtar për regjistrimin në maturën shtetërore datën 31 mars.

Kjo është data që data që Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka vendosur si afatin e fundit për kandidatët për plotësimin e formularëve pas problemeve me internetin në disa zona të vendit.

Aktualisht numri i maturantëve që kanë bërë aplikimin është rreth 40 mijë, ndërkohë që sipas drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Provimeve Shtetërore, Alfons Arizaj shtyrja e afatit do të bëjë të mundur plotësimin e formularit A1 nga të gjithë maturantët në të gjithë vendin.

“Aplikimi i formularit A1 është bërë nga rreth 40 mijë maturantë. Sistemi është lënë i hapur edhe këtë javë dhe ndonjë prej maturantëve që nuk ka mundur të aplikojë e ka këtë mundësi që të aplikojë”, thotë zoti Arizaj.

Arizaj thotë se procesi ka vijuar normalisht, përvec disa vështirësive teknike që janë hasur në disa zona të vendit për shkak të mungesës së internetit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta