Shkodër, 5 mijë hektarë nën ujë

22/03/2013 00:00

Shtimi i shkarkimeve nga portat e Vaut të Dejës ka rritur nivelin e ujit
në zonën e përmbytur në zonën e Nënshkodrës por edhe në lagjet
periferike të qytetit.

Rritja me 10 centimetra e nivelit te ujit, e ka çuar sipërfaqen e përmbytur në 5 mijë hektarë. Ndërkohe rruga në komunen Dajç eshte bllokuar sepse eshte 80 centimetra nen uje dhe nuk levizin dot as mjetet e larta. Fshati Obot vazhdon te jete i izoluar dhe ujrat kane shkuar ne nje meter.

Situata eshte perkeqesuar prej mbremjes se djeshme dhe sipas prefektures eshte dhene ndihme per 431 familje ne Bashkinë Shkodër, fshatin Bërdicë, komunat Ana e Malit dhe Dajc, të cilat janë të izoluara. Rruga drejt Velipojes eshte e bllokuar ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit.

Policia ka vendosur postobllok per te ndaluar levizjen sepse rrezikohet jeta. Shume familje jetojne ne banesat e permbytura dhe ujrat rrezikojne te vrasin edhe gjene e gjalle. Ne thellesi te zones se permbytur shume banesa jane braktisur sepse lartesia e ujit e ka bere te pamundur dhe te rrezikshem qendrimin. Raportohen deme te medha ne tokat e mbjella por edhe ne gjene e gjalle e cila nuk mund te largohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA