NDI: Rekomandime për zgjedhjet

22/03/2013 00:00

Instituti Amerikan për Demokraci ka publikuar raportin për procesin
parazgjedhor në Shqiperi. Një ekip në përbërje: drejtues rajonale të
NDI-së, ish-guvernatorë në SHBA, kryetarja e Komisionit Federal të
Zgjedhjeve në SHBA e aktitivistë për provimin e demokracise kanë hartuar
përfundime dhe rekomandime për ecurine e deritanishme të pregatitjeve
për 23 qershorin, pas takimeve me politikanët më të lartë vendas,
zyrtarë të KQZ, përfaqesues të organizatave dhe medias shqiptare, por
edhe qytetare.

Ne krye te shenimeve te tyre, ata renditin ne kete raport, nje ligj te mire zgjedhor, por rekomandojne, si edhe ne te tjera raste, zbatim te tij duke vene theksin ne menyre te vazhdueshme se besimi i qytetareve shqiptare tek zgjedhjet eshte tejet i ulet.

“Ne e dime qe Shqiperia esthe nje vend i polarizuar sidomos kur behet fjale per zgjedhje. Kemi takuar shume qytetare shqiptar ajo qe kemi vene re eshte nje cinizem i thelle, ne fakt cinizmi e mininon procesin po aq sa edhe autokracia. Duhet te behen zgjedhje te pranueshme nga shumica e shqiptareve. Kuadri zgjedhor eshte shume i mire. Gjithsesi puna eshte sesi do te zbatohet kuadri zgjedhor. Nga aktoret politike qe kemi kontaktuar kemi pare vullnet per te zbatuar ligjin por ajo qe kerkohet eshte te kalohet ne vepra, nga fjalet ne vepra. Dhe per te bere zgjedhje te mira duhet te bashkepunohet per te kapercyer  frikera e se shkuares”, thotë Howard Dean.
Rekomandimi kryesor shkon per Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, institucion qe sipas NDI duhet te fitoje pavaresine.

“Krijimi i KQZ–se ka qene nje zhvillim pozitiv ne vend, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te lejohet te punoje ne menyre te pavarur dhe i pandikuar nga politika. Ne rekomandojme qe anetaret e KQZ-së te punojne sa me shume se bashku per te marre vendime te perbashketa per çeshtje kritike”, thotë Ellen L. Weintraub, kryetare e Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Rekomandimet e tjera lidhen me kuotat e grave ne lista. Perfaqesuesit e NDI thane se ia kane sugjeruar krereve te partive politike qe kandidaturat femra te jene ne krye te listes, por prej tyre kane marre pergjigjen se te gjithe kandidatet kerkojne te jene ne krye te listes.

Perfaqesuesit e Institutit Demokratik Amerikan shprehen vetedijen se pavaresisht procesit parapregatitor, historiku i zgjedhjeve ka treguar se pregatitjet madje edhe dita e zgjedhjeve kane qene gati te perkryera ne Shqiperi, por problemi shfaqet pas dites se zgjedhjeve.

Top Channel