Një nga zonat ku përmbytja duket se ka krjuar më shumë probleme se në zonat e tjera të Nënshkodrës. Është fshati i Obotit ku uji  mban të izoluar gjith banorët, ndërkohë që raportohet për përmbytje të disa shtëpive, ndërsa  gjithcka që është mbjellur është shkatërruar. Në këtë zonë  varkat  janë e vetmja mënyrë për t’u lidhur me pjesën tjetër të vendit.

Uji ka mbuluar gjith Obotin që tashmë është kthyer në një ishull, në të hyrë të rrugës është krijuar një stacion që i ngjason një porti të vogël ku njerzit  me ushime presin varkat për të hyrë në fshat.

Për kryetarin e komunës situata është shumë e rëndë ku uji në disa banesa ka hyrë dhe të gjitha të mbjellat e stinës, që janë të shumta, janë shkatërruar.

Banorët e Obotit janë  ata të cilët sot po përballen me vështirsi shumë të mëdha. Gjon Ndoci, banor i fshatit Obot ai ka dalur me varkë nga fshati për të blerë bukë miell dhe ujë të pijshëm.

Atij i duhet të presë ndonjë varkë për të shkuar sërish në shtëpi. Banorë që lëvizin vetëm me varka dhe shtëpi të kthyera në ishull e kanë kthyer Obotin në një Venecia të dytë.

Top Channel