Roland Tasho çel ekspozitën me imazhet e femrave shqiptare

12/03/2013 00:00

Fotografi i mirënjohur Roland Tasho ka çelur në galerinë FAP në
kryeqytet një ekspozitë vetjake të titulluar “Retrospektive dhe
realitet, vajza dhe gra te suksesshme ne bote”.

Disa prej femrave me te bukura dhe interesante te Tiranes ne vitet 80-90, si Inva Mula, Enxhi Nini,  Viola Trebicka,Teuta Koco apo Brikena Cabej jane fotografuar nga autori atehere per hijeshine dhe imazhin e tyre. Pas hapjes se kufijve, shume prej  tyre jane shperndare neper bote ku edhe jetojne sot.

Gjate udhetimeve te tij, fotografi ka takuar disa prej tyre, te cilat jane vendosur serish ne qender te objektivit te tij. Paralelizmi vizual ne kohe i personazheve sjell per publikun ndryshimet  ne jeten e tyre por edhe rrefen historine e nje periudhe te rendesishme.

“Ekspozita e vajzave te ikura” siç e ka quajtur Tasho, rrefen per largimin e disa prej bijave me te devotshme te ketij kombi, qe sipas autorit megjithese kane ndertuar nje histori suksesi ne shtetet ku jetojne, e kane prape koken pas ne vendin ku u linden e u formuan. Ekspozita vjen qellimisht ne muajin kur festohet edhe dita nderkombetare e gruas dhe do te qendroje e hapur deri me date 14 mars.

Top Channel