Ka shkuar në 1 milion numri i sirianëve që kanë kaluar kufijtë e Sirisë për t’iu shmangur luftimeve, 400 mijë prej tyre të zhvendosur brenda këtij viti.
Në raportin e fundit të OKB-së lëshohet sërish alarmi për krizën humanitare, vecanërisht për situatën e të zhvendosurve në Liban dhe Jordani. Ndërkohë që me fluksin më të madh të të shpërngulurve është përballur Jordania.
Mbreti Abdullah i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë vendin e tij për t’u përballur me krizën.
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Antonio Guterres tha se fondet e siguruara deri më tani nga OKB mbulojnë vetëm 25 përqind të nevojave të të zhvendosurve. Ai tha se vendet si Turqia, Jordania, Libani, Iraku dhe Egjipti nuk duhet të nxiten që të mbyllin kufijtë, por të ndihmohen për të strehuar sirianët e zhvendosur, gjysma e të cilëve janë fëmijë nën 11 vjeç.
Sipas OKB-së lufta civile në Siri u ka marrë jetën mbi 70 mijë personave deri më tani ndërkohë që brenda vendit janë zhvendosur mbi 2 milion të tjerë.
Top Channel