Xhon Kerri në Egjipt
04/03/2013 08:20
Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerri, gjatë qëndrimit në Kajro, tha se “ringjallja e ekonomisë” është hapi më i rëndësishëm në Egjipt.
Ai i kërkoi qeverisë egjiptiane të arrijë një marrëveshje për huanë 4.8 miliardë eurosh të FMN-së, që do ta ndihmojë të tejkalojë krizën e rëndë ekonomike. Kerri propozoi arritjen e një konsensusi politik mes qeverisë dhe opozitës, pas protestave të këtyre muajve të fundit.
Dy vjet pas rrëzimit të ish-presidentit Hosni Mubarak, Egjipti është thellësisht i përçarë.
Shumë parti të opozitës kanë deklaruar se do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare, të cilat parashikohen të zhvillohen në katër faza mes muajve prill dhe qershor.
Top Channel