Interpoli ka njoftuar arrestimin e rreth 200 personave, në një operacion të shtrirë gjerësisht në disa shtete, kundër prerjes së paligjshme dhe tregtimit të drurit.
Përpjekjet 3 mujore përfshinë 12 shtete të Amerikës Qendrore dhe Jugore, ndërkohë që është sekuestruar një sasi druri me vlerë prej 8 milionë dollarë.
Interpol tha se tregtimi i drurëve të prerë në mënyrë ilegale mund të kapë shifrat e 100 miliardë dollarëve në të gjithë botën. Kjo lidhet edhe me rritjen e numrit të të vdekurve dhe korrupsionin, pasi grupet kriminale po zhvendosen në zonat e thella pyjore.
Sipas zyrtarëve të Interpol, janë kontrolluar kamionë, anije dhe kontenierë, ashtu si dhe tregtarë të shitjes me pakicë dhe individë të ndryshëm, duke sekuestruar një total prej 50 mijë metër kub, apo një sasi prej 2000 kamionësh të mbushur plot me drunj të paligjshëm.
Më shumë se 100 persona të tjerë mbeten ende nën hetim.
Top Channel