FRESSH, protestë për rrugën

15/02/2013 23:55

Banorë të zonës, së bashku me të rinjtë e FRESSH, organizuan një protestë për gjendjen e keqe të rrugës Fier-Levan.

Ky aks rrugor, çdo ditë e më shumë, është duke u degraduar, ndërsa nuk ka asnjë investim për riparimin e saj, edhe pse në të ka një fluks të madh lëvizjeje.

“Kjo qeveri nuk është ndryshimi, kjo është qeveri pengimi dhe Berisha, ky shakator i përparimit, në fakt është shkaktar i bllokimit”, tha Elisa Spiropali, kryetare e FRESSH.

Së bashku me banorët ishin edhe deputetët socialistë të qarkut, që kërkuan ndërhyrje urgjente në këtë aks rrugor të ndërtuar dhjetra vjet më parë dhe që nuk po rikonstruktohet, ndërkohë që është rruga e vetme lidhëse e shumë banorëve në bregdet, por edhe rruga e turizmit.

Top Channel